E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret Moore: Defiçiti demokratik dhe pandëshkueshmëria, probleme serioze për vendin

Gazeta Shqip

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë rozë me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.

Kreu i opozitës, pasi shprehu kënaqësinë për momentin e rëndësishëm kur po zhvillohet kjo vizitë, ditën e 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, i ka shpjeguar z.Moore situatën politike me të cilën ndodhet vendi ynë. Rama ka nënvizuar se vendi po përballet me probleme serioze për shkak të defiçitit demokratik, moszbatimit të ligjit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor. Gjithashtu, Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e një lufte institucionale për çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe në mënyrë të veçantë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si themeli i një demokracie funksionale.

Duke iu referuar vizitës së Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore konfirmoi dhe njëherë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të ndihmuar me të gjitha mundësitë për zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për ecurinë e axhendës europiane të Shqipërisë duke e ndjekur nga afër gjithë procesin.

4 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rama pret Moore: Defiçiti demokratik dhe pandëshkueshmëria, probleme serioze për vendin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›