E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti-Avramopulos ne Bruksel

E marte 04 Dhjetor 2012 1900

Panariti-Avramopulos ne BrukselTirana dhe Athina zyrtare jane perpjekur te normalizojne marredheniet e tensionuara te diteve te fundit pas deklaratave nacionaliste te kryeministrit Berisha. Ministrat e Jashtem te dy vendeve Panariti dhe Avramopulos kane biseduar gjate punimeve te takimit te ministrave te Jashtem te NATO-s qe po mbahet ne Bruksel. Sipas njoftimit ne faqen zyrtare te ministrise tone te Jashtme Panariti i ka konfirmuar homologut grek vullnetin e qeverise shqiptare per te cuar perpara marredheniet e fqinjesise se mire ndermjet dy vendeve. Gjithashtu dy ministrat jane shprehur se retorikat nacionaliste nuk mund te mbajne peng marredheniet ndermjet dy qeverive dhe popujve. Takimi mes dy kryediplomateve eshte pasqyruar edhe ne faqen zyrtare te ministrise se Jashtme greke. Ne njoftimin per shtyp thuhet se ministri Panariti theksoi se Shqiperia nuk ka asnje pretendim territorial ndaj Greqise duke hedhur poshte deklaratat e kryeministrit Berisha se Shqiperia shtrihet nga Preveza ne Presheve.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›