E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama pret Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, ambasada e SHBA zbardh detajet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit Alexander Kasanof.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada e SHBA ka dhënë dejate nga takimi, ku mes tyre është diskutuar mbi parteritetin e fortë SHBA-Shqipëri.

Gjithashtu në postimin ambasadës theksohet se Rama dhe Kasanof shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.


Postimi i plotë i ambasadës së SHBA:

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›