E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret në takim presidentin polak Andrzej Duda (FOTO)

Rama pret në takim presidentin polak Andrzej Duda (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim, në zyrën e tij presidentin polak, Andrzej Duda. Ka qenë vetë Rama i cili ka publikuar disa foto nga takimi në kryeministri.

“Kryeministria - Kënaqësi takimi me presidentin polak Andrzej Duda”, ka shkruar kryeministri në fotot që ka shpërndarë në Facebook.

Presidenti polak ka vizituar sot vendin tonë, vizita e parë shtetërore e një presidenti polak në 20 vitet e fundit. Ai u prit nga kreu shqiptar i shtetit, Bajram Begaj, me të cilin mbajtën edhe një deklaratë të përbashkët për media.

Duda tha gjatë fjalës së tij se Polonia e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, teksa falenderoi vendin tonë për qëndrimin e mbajtur dhe ndihmën e ofruar për Ukrainën që përballet me agresionin rus.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›