E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Rama nga Kamza sulmon Berishën: E katandisën Partinë Demokratike në kashtë dhe k*qe...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kamzës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se 14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen, duke iu referuar kështu atyre që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilët thotë se e kanë katandisur Partinë Demokratike në kashtë dhe k*qe.

Me bindje të plotë Rama thotë se më 14 Maj qytetarët e kësaj zone pavarësisht bindjes politike do të shkojnë në kutitë e votimit dhe do të votojnë për fëmijët e tyre që të shkollohen njëjtë si ata të qyteteve më të mira europiane.

“14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen. Kapërcimi nga vetë komuniteti i Kamzës të një dasie të egër, të pa shpirt, të pabesë. Të një dasie e cila është ushqyer vetëm nga nevoja për pushtet e një grushti njerëzish që e morën peng PD që në krye të herës dhe e katandisur në kashtë dhe k*qe.

Tani Kamza duhet ti vlejë si shembull Shkodrës. Kamza u çlirua në 2019 dhe unë kam shumë besim se nënat e Kamzës, pavarësisht bindjes që kanë do të shkojnë në kutinë e votimit me në radhë të parë vlerësimin për faktin që fëmijët e tyre shkojnë në shkolla që janë të gjeneratës së re të shkollave që nga Tirana e kudo tjetër janë si në qytetet e Europiane, madje si të qyteteve të mira europiane. Kam besim se gratë e Kamzës do t'i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur për partinë, por për sigurinë, vazhdimësinë e projektit që ka një garant, Rakip Sulin”, tha Rama.

[video width="848" height="464" mp4="https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/05/10000000_6097326787023228_7174340684609441465_n.mp4"][/video]

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›