Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti, nis ndërtimi i Muzeut Hebraik

So honored and humbled to have the privilege of hosting Rabbi Yosiyahu Yosef Pinto in Albania for the second time — a role model country of religious fraternity, where Jews were protected like nowhere else during WWII. It was a privilege to visit Vlora with him, the city where… pic.twitter.com/yMAW9QB9RW
— Edi Rama (@ediramaal) January 6, 2025
TIRANË, 6 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në Vlorë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Rama.
Kryeministri vlerësoi se “ishte një privilegj të vizitonte me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë.
Rama informoi se në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojë ndërtimi i një Muzeu të bukur Hebraik.
Muzeu Hebraik do të jetë dëshmi e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptareve në Vlorë, kryesisht në periudhën e Holokaustit. Ai konfirmon ndihmën që shqiptaret i dhanë komunitetit hebre në Vlorë.
Rabbi Yosiyahu Yosef Pinto është një figurë e njohur fetare dhe udhëheqës spirituel, i njohur për ndikimin e tij në komunitetin hebre dhe jashtë tij. Ai është themeluesi dhe lideri i organizatës “Shuva Israel”, e cila ka për qëllim ofrimin e mësimeve shpirtërore për hebrenjtë dhe të tjerë që kërkojnë udhëzim në jetën e tyre. Organizata Shuva Israel është aktive në shumë shtete.
/m.m/j.p/