E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pretdelegacionin kinezMbeshtetje per Kosoven

TIRANEuml- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama priti sot delegacionin kinez me ne krye anetarin e byrose politike te Partise Komuniste Kineze Liu Janshan me te cilin diskutoi per mundesite e thellimit te bashkepunimit ndermjet dy partive ne funksion te zgjerimit te marredhenieve shume te mira tradicionale mes vendeve.

Pas Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha edhe Kreu i PS Rama i kerkoi delegacionit kinez te shohe me perparesi ceshtjen e Kosoves ne kontekstin e ri te krijuar nga vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise por dhe ne kontekstin e zhvillimeve pozitive rajonale.

Nderkohe Janshan pergezoi Ramen per punen ne krye te Bashkise se Tiranes duke kujtuar cmimin e tij si kryebashkiaku me i mire ne bote ne vitin 2004 cmim i merituar pas ndryshimit te madh te ndodhur ne Tirane. Ne fund te takimit Rama mori ftesen per nje vizite zyrtare ne nivel te larte ne Kine ftese e cila u pranua me kenaqesi nga lideri socialist.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›