Rama prezanton Celibashin, reagon PD: Në listë edhe të tjerë individë me të cilët e bashkojnë aferat korruptive
Reagim i Partisë Demokratike, përmes zëdhënëses Laura Vorpsi: Prezantimit i Ilirjan Celibashit do pasohet nga ai i Dhori Sollakut, Ina Ramës, Pjerin Ndreut dhe Veli Myftarit, duke kompletuar kështu botën e krimit në selinë mavi të Partisë së Re të Edi Ramës: “Sot Edi Rama vazhdoi serialin e paraqitjes së të ashtuquajturërve të pavarur si kandidat të Partise Socialiste, individë me të cilët e bashkojnë vetëm afera të pandershme korruptive. Kështu ai sot doli para mediave dhe njoftoi zëvëndësimin e Gramoz Rucit si kryelistë në qarkun e Fierit me ish kryetarine KQZ-së, famozin Ilirjan Celibashi me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës, si rival që e kishte për kryetar bashkie. Burime nga selia “mavi” e partisë së re të Ramës bëjnë të ditur se keto ditë, Rama do të paraqesë kandidatë për deputete ish kryeprokuren e pergjithshme Ina Rama e cila e mbrojti atë si avokate, nga hetimi si kryeorganizatori i puçit të 21 janarit. Listës së kandidatëve do ti shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” që sundon mbi Z.Rama. Në listë thuhet se do të jenë Pjerin Ndreu dhe Veli Myftari, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të larguar për vepra të qarta kriminale, nga organet e Policisë dhe të dënuar nga këto organe. Kështu mesa duket partia e re e Edi Ramës përveç 99-shave dhe Mjaft-ucëve do përfaqësohet më shumë se kurrë nga bota e krimit dhe mbrojtësit e saj. Partia Demokratike i bën thirrje Z. Rama, që të bëjë publike faturat e ndërtimit, faturat bankare dhe tatimore, të investimit 1 milion Euro të bërë në pallatin “pajë” të bashkëshortes së tij. Të bëjë publike burimin dhe taksat e paguara për 100 milion lekë kredi pa interes të bashkëshortes së tij. Te bëjë publik çmimin e vertetë të 8 000 metër katrorë truall, të blerë në malin e Dajtit, për rezidencën e tij verore. Te bëjë publike të gjithë pasuritë siç i kërkon ligji, të nënës dhe djalit e tij si nje detyrim i prerë ligjor për ligjin e deklaraimit të pasurive, nga zyrtarët publike. Vonesa fdhe shehja nga ky detyrim bind çdo ditë e me shumë qytetarët Shqiptarë, se ti je i trembur dhe i tmerruar nga origjina e pasurive të tua!”- përfundon deklarata e PD.
Prezantimi i Ilirjan Celibashit nga Edi Rama, si pjesë e “prurjeve të reja” në PS
Ish kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi është pjesëtari më i ri që iu shtua sot Partisë Socialiste, për garën elektorale të 23 qershorit. Ishte vetë kreu i PS-së, Edi Rama ai i cili gjatë prezantimit të Celibashit, para vlerësimeve për këtë figurë shpalosi misionin e ekpit që do të sjellë rilindjen e vendit. “I kënaqur pas dy refuzimesh në vite të ftesës sime, ai këtë herë ma shprehu vetë gatishmërinë e tij për të kontribuar në skuadrën tonë, vlerë morale, profesionale e qytetarë për skuadrën tonë dhe kuvendin e ri. Një shembull më shumë i faktit se në 23 qershor shqiptarët do zgjedhin mes pushtetit të një njeriu dhe një skuadre të aftë e të gatshëm për të ndërtuar shtetin e shqiptarëve, që janë këtu jo për të fituar duke përfituar por për të dhënë në rrugën e një fitoreje nga e cila do fitojnë njerëzit e zakonshëm”, vlerësoi Rama.
...