Arsimi prioritet i qeverisë
Berisha: Rritëm rrogat e mësuesve dhe shtrimë internetin në 2 mijë shkolla
"Arsimi është çështje serioze", - thekson shefi i qeverise. Këtë e kemi faktuar, shkruan ai, me mbajtjen e premtimeve. “Rritem 120 deri ne 150% rrogat e mësuesve, shtrimë internetin në 2000 shkolla te vendit nga vetëm 40 shkolla me internet ne vitin 2005, rritem nga 900 ne 24 mije numerin e kompjuterave ne shkolla, ndërtuam dhe rindërtuam mbi 1300 shkolla”, thekson Kryeministri në këtë mesazh në rrjetin social Facebook.
Sipas shefit të ekzekutivit, qëllimi me kryesor për 4 vitet e ardhshme është cilësia dhe rritja e saj. “Mësueset dhe mësuesit shprehen dje mendime, propozime, kritika, opinione, qe do te pasurojnë shume programin e PD për 4 vitet qe vijnë. Arsimi ka qene dhe do jete përparësia jone me madhore”, përfundon mesazhin e tij në Facebook, kryeministri Berisha.
...