E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton Rilindjen ne Fier

Fieri ishte ndalesa e radhës e Partisë Socialiste ku prezantoi programin e saj qeverisës, “Rilindje Kombëtare”. Në fjalën e rastit, para mbështetësve socialistë, kreu i PS-së, Edi Rama foli gjatë për programin e opozitës për rritjen ekonomike, punësimin, sistemin e tatimit, rendin dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Programi i Rilindjes do të nxirë projektin për ndihmë ekonomike, do të nxisë punësimin. Me një paketë prej 50 milion dollarë realizohet një paketë financimi për rritjen e punësimit”, tha Rama.

Lideri i socialistë shtoi se PS ka kohë që është angazhuar për ndërtimin deri në detaj të programit të saj për zhvillimin e vendit, i cili sipas tij, ka nevojë për një model të ri. Rama premtoi heqjen e tatimit mbi vlerën Zgjedhjet 2013PS prezanton programin në FierTopi: Jo aleancë me PD e PSZogaj: Mbetem me opozitën e shtuar dhe lehtësimin e barrës së taksave të tjera.

“Kryeministri flet për ekonominë, po nuk përmend rrënimin social të Shqipërisë. Partia Socialiste ka kohë që është angazhuar për formimin e programit të detajuar për zhvillim. Vendi ynë ka nevojë për ndryshim të modelit të zhvillimit. Në vitin 2012 ne kemi dorëzuar në Kuvend nismën për heqjen e TVSH-së”, tha Rama duke shtuar se vec kësaj nisme, me ardhjen në pushtet të socialistëve, shqiptarët do të clirohen edhe nga barra e taksës së sheshtë, që opozita e quan “taksë e padrejtë që penalizon 95 përqind të shqiptarëve.

Duke u ndalur tek fërkimi i fundit tregtar me Kosovën, ku Prishtina bllokoi qumështin e Shqipërisë, ndërsa Tirana u kundërpërgjigj duke bllokuar miellin kosovar, Rama tha se do të bëhet bashkimi doganor për të shmangur situata të tilla.

Në këtë konferencë rajonale, folën edhe drejtues të tjerë të lartë të PS-së, përgjegjës të fushave si rendi, arsimi, shëndetësia, bujqësia etj. Programin e socialistëve për rendin e prezantoi deputeti Saimir Tahiri.

“Krimi sot është një hap para shtetit. Shifrat e veprave kriminale janë shumëfishuar ndërsa Policia e Shtetit nuk bën dot asgjë sepse është e korruptuar. Vrasjet dhe vjedhjet janë shndërruar në fenomen të përditshëm”, tha zoti Tahiri.

Më tej, deputeti socialist, duke iu referuar arrestimit e më pas lirimit nga gjykata për akuzën e trafikut të barnave mjekësore të babait të tij, e cilësoi këtë akt një sulm e presion të pastër të pushtetit që bëhet për t’i mbyllur gojën atij dhe gjithë socialistëve që denoncojnë korrupsionin qeveritar.

“Por as unë dhe asnjë nga kolegët e mi nuk i përulet sulmeve të pushtetit dhe Sali Berisha nuk i shpëton dot daljes para drejtësisë pas 23 qershorit”, tha Tahiri.

Zoti Tahiri deklaroi se me ardhjen në pushtet, Partia Socialiste do të sigurojë strehim dhe punësim për familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›