E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pritet të takohet me aleatëtpër strukturën e re të qeverisjes

TIRANE- Kryeministri i qeverisë në ardhje, Edi Rama, pritet të takojë aleatët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit.
 
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë së ardhshme shpalosi strukturën për qeverisjen e re.
 
Ndarja e pushtetit me aleatët mendohet të jetë kryefjalë e këtij takimi mes anëtarëve të koalicionit fitues.
 
Përpara zgjedhjeve të 23 qershorit lideri i Partisë Sociliste mbi bazën e një marrëveshjeje me aleatët ka përcaktuar qartë objektivat që duhen për të fituar një post ministror apo dikaster të rangut me të ulët.
 
Marrja e një deputeti nga partitë e vogla i bën ata pjesë të kësaj marrëveshje, ndërsa aktualisht përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka 17 deputetë, nga një deputet kanë marrë edhe partia Kristian-Demokrate dhe PBDNJ e Vangjel Dules, ndërsa pritet të shikohet nëse marrëveshja e kryesocialistit me aletatët e tij do të zbatohet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›