E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarëve u ka ngjallur krupën vetëkarfosja e Berishës

berishaaaaaaaShkrimtari Kiço Blushi, në një intervistë të publikuar nga gazeta Dita, thotë se shqiptarëve u ka ngjallur krupën vetëkarfosja e Berishës.

Ai thotë se Berisha ka fituar vetëm një herë zgjedhjet, në vitin 1992.

Vetë Berisha dhe partia e tij, me votë popullore ka fituar vetëm një herë mbi 50 plus 1 të vendeve në Kuvend, në vitin 1992, për shkak se populli kërkonte (atë që bëri edhe në vitin 2013), të shembte me votë diktaturën. E megjithatë, ai është sjellë sikur pat fituar mandatin e të gjithë popullit, fliste dhe ka ende guxim e pafytyrësi të flasë në emër të popullit, sikur të ishte sovran i padiskutueshëm,  jo i zgjedhur nga populli, por nga vetë Allahu! Ja dhe një arsye më tepër përse u ndëshkua aq rëndë nga votuesit. Sepse megalomania e një qeveritari të dehur me veten është mënyra më e ndyrë dhe më e urryer për të bërë vetëvrasje politike! Nëse ka një gjë që i ngjall krupë shqiptarit, ajo është vetëkarfosja, ngrefosja si gjeli majë plehut, i të zgjedhurve dhe i të emëruarve.

Në historinë tonë të shkurtër si shtet i mëveçëm ne kemi parë e provuar jo pak delirantë, të cilët, pasi janë përmbysur, kanë ikur në drejtim të paditur me torbat plot, pa  i vrarë ndërgjegjja për dëmet që i patën sjellë popullit. Kur një kaçak shpallet pasha, kur një bajraktar vetemërohet mbret, kur një mjelëse bëhet anëtare Byroje, kur një gjysmë analfabet zgjidhet kryetar kooperative, gjeneral apo akademik, kur një diktator mbivendoset deri në vdekje sekretar i parë i demokracisë popullore, kur një demokrat bëhet autokrat e kur të gjithë këto bejlurçina e sojsëzë të kapardisur vetëquhen udhëheqës historikë të pazëvendësueshëm, atëherë popullit nuk i mbetet tjetër veçse ti ndëshkojë, dje me folklor, sot me votë dhe përçmim, shprehet Blushi.

I pyetur për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD, Blushi thotë: Nuk di të ketë në historinë moderne ndonjë monark në Europë që ketë katapultuar një mëkëmbës besnik, jashtë gjakut familjar, si ky i Bashës. Nga një anonim në vitin 2005, që nuk e njihte kush, ai u përzgjodh për deputet, e bënë disa herë ministër, më pas u emërua me dhjetë vota plus kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe, pas tetë vitesh dështimi (se partia e tij humbi, apo jo?) atij i dhurohet edhe drejtimi i partisë direkt nga Berisha. Por a gjen kush ndonjë argument suksesi në karrierën e tij spektakolare./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›