Rama problem me tension, shtrihet në spital

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shkuar në spitalin e Burrelit për të marrë serum.
Rama ka pasur luhatje tensioni gjatë një takimi të zhvilluar në Burrel ndaj menjëherë ka zgjedhur spitalin e Burrelit për të marrë serum. Burime nga spitali i Burrelit konfirmojnë se Rama mori serum në këto ambiente spitalore.
Deputeti socialist i Burrelit, Qemal Minxhozi bëri të ditur se “Edi Rama ka marre serum dhe është larguar nga spitali”. “Luhatjet e tensionit i pati në momentin që sapo zbriti nga makina”, tha Minxhozi duke shtuar se “gjendja e Ramës tashmë është përmirësuar”.
Reagoi edhe zyra e shtypit në selinë e Partisë Socialiste, që bëri të ditur se gjendja e Ramës është stabilizuar.
“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim në qytetin e Burrelit. Gjatë kësaj vizite kryetari Rama ka pasur luhatje tensioni. Mjeku i Spitalit të Burrelit z.Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum, gjendja shëndetësore e kryetarit të PS Edi Rama është stabilizuar”, u theksua në kumtesë./Indeksonline/