E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkojnë komision parlamentar për KEK-un

Grupi organizativ i qytetarëve protestues, që po protestojnë lidhur më paknaqësitë që kanë më Korporatën Energjetike të Kosovës, i kanë drejtuar sot Kuvendit të Kosovës një kërkesë.

Grupi Organizativ kërkon që Kuvendi të formoj një komision ad hoc me qëllim të hetimit të aktiviteteve të Korporatës Energjetike të Kosovës, lidhur me faturimin e energjisë elektrike, për qytetarët e Kosovës për gjatë muajve qershor 2012 deri në shkurt 2013.

“Ne qytetarët e poshtëruar, në të cilësinë e vullnetarëve për organizmin e protestës të 7 dhe 8 shkurtit, kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kryesia e Kuvendit dhe deputetët e Kosovës, që në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, neni 71 për Komisionit e përhershme parlamentare të formojnë një Komision Ad Hoc me qëllim të hetimit të aktiviteteve të Korporatës Energjetike të Kosovës, lidhur me faturimin e energjisë eklektike. për qytetarët e Kosovës për gjatë muajve qershor 2012 deri në shkurt 2013”, thuhet në kërkesë.

Sipas organizatorëve, kjo kërkesë vjen pas skandaleve që dolën gjithandej nëpër Kosovë, ku qytetarëve në muajin janar u erdhën faturat me shuma të borxheve të pakuptimta, tejet të larta dhe të pa përballueshme. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›