E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, proteste pa Meten e Ceken

Partia Socialiste rikerkoi serish doreheqjen e Kryeministrit Sali Berisha, por kete radhe ne sheshin “Skenderbej”. Kryetari i PS-se, Edi Rama, duke iu drejtuar pjesemarresve ne protesten e organizuar nga kjo parti, vuri ne dukje se “nje kryeminister ne raste te tilla do t’i kishte dhene dinjitet shqiptareve, duke u larguar ne emer te standardeve te reja politike, por Berisha yne ashtu si qenia e politikes se vjeter, ushqehet me korrupsion dhe nuk di te terhiqet”. Sipas Rames, standardet me te cilat qeveris sot Kryeministri jane te papranueshme. “Berisha flet me papergjeshmerine e tij qe s’mban asnje faj, me paaftesine e nje drejtuesi. Korrupsioni atij ia ka lidhur duart. Problemi yne eshte vendosja e drejtesise dhe rinisja e nje jete normale”, tha Rama. Por ne kete proteste u vu re mungesa e pjeses tjeter te opozites. Keshtu ne podium e ligjvenesve socialiste dhe kryetarit te tyre, u eshte bashkangjitur vetem kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi. Ndersa partite e tjera parlamentare nuk kane qene pjese e protestes te pakten ne podium, pasi, sipas tyre, nuk ka pasur ftese per pjesemarrje, aq me teper qe ne banderolen kryesore pasqyrohej vetem PS dhe NATO. Megjithate, eksponente te Levizjes Socialiste per Integrim e pane te arsyeshme qe te jene pjese e protestuesve, bazuar pikerisht per qellimin e kesaj proteste.

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›