E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqini: Vitin tjeter, me te drejta e plota ne NATO

Sekretari i Grupit parlamentar te PS, Musa Ulqini, deklaron se pozita dhe opozita kane mundesi te vazhdojne qe te bashkepunojne qe vendi yne te anetaresohet me te drejta te plota vitin tjeter ne NATO. “Jane te gjitha mundesite qe Shqiperia vitin tjeter te jete anetare me te drejta te plote dhe vleresimin tim e mbeshtes te modeli qe u ka ofruar bashkepunimi opozite dhe opozite per ceshtje madhore qe kane te bejne me reformat e medha, qe kane te bejne me reformen qe lidhet me kodin zgjedhor, qe jane rregullat e lojes”, deklaroi zyrtari i larte socialist. Gjithashtu, ai ka vleresuar ftesen e dhene nga NATO per te anetaresuar Shqiperine ne familjen e saj te madhe, por, sipas tij, kjo kerkon edhe detyra te rendesishme, si edhe plotesim standardesh. “Une besoj qe eshte e munduar qe mazhoranca dhe opozita te kene mundesine, te kene shansin, qe te miratojne nje liste zgjedhore qe t’i bej nder Shqiperise dhe qe te bej zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi”, deklaroi Ulqini.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›