E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon dëshminë për Dritan Goxhajn: Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot në lidhje me ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, i cili ditën e djeshme lexoi 5 kërkesat e protestuesve para Kryeministrisë.

“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”, shkruan Rama, ndërsa ndau një video, ku ndër të tjera lexohet edhe deklarata e Xheladin Gashit, njëri prej themeluesve të UÇK-së.

Më poshtë deklarata e një shtetasi të Kosovës për përfshirjen e Dritan Goxhaj në UÇK: 

“Mbrëmë aty na doli një djalë i cili sillet si ish-ushtar i UÇK-së. As ai dhe as babai s’kanë qenë ushtarë të UÇK-së. Kanë qenë mercenarë të UÇK-së. Dritan Goxhaj është djali Dilaver Goxhaj. Të dytë kanë qenë të paguar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Xheladin Gashi, njëri nga katër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë në datën 14 prill 1999 në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan erdhën si vullnetarë për luftën për çlirimin e Kosovës katër oficera të ushtrisë shqiptare dhe konkretisht Arqil Mandro, Ermir Begaj, Dritan Dyrmishaj dhe Agim Sallniku.

I solli me një kerr Dritan Goxhaj. Ai është djali i Dilaver Goxhaj, aktualisht vullnetar në luftën e Kosovës në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Si pjesëtar i këtij shtabi, oficerët e ardhur nga ushtria shqiptare punojnë për përkushtim të veçantë për përgatitjen e forcave të UÇK-së.

Këta e kanë sjellë për të përgatitur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Do të thotë nuk kanë ardhur vullnetarë, kanë ardhur me pagesë.

Tashi t’i tregoj edhe faktet.

Por këtu është edhe një e veçantë tjetër. Kur Dritan Goxhaj u largua për Tiranë, shokët e tij që erdhën vullnetarë i thanë: ‘Po ti nuk do të qëndrosh me ne në luftë për çlirimin e Kosovës”. Dritani i përgjigjet me një mendjemadhësi të tepruar: ‘Nuk më kanë marrë erë mendtë nga koka të vij në luftën e Kosovës’.

Vullnetarët e ardhur nga perëndimi u indinjuan nga përgjigjja që ai dha, por nuk patën mundësi të reagonin sepse Dritani ndezi veturën me shpejtësi dhe u largua menjëherë nga qendra stërvitore në drejtim të Tiranës. Këtë e shkruan komandant Plaku. Është e datës 21 prill 1999.

Ndërsa më vonë Dritan Goxhaj në arkivat UÇK-së del që ka marrë pare edhe për Arqilin, për këtë Afrim Sallnikun, edhe për këtë tjetrin Dritan Dyrmishin dhe për të gjithë, që do të thotë i ka marrë për muajin maj dhe qershor nga 1600 marka edhe për për vete edhe pse është larguar nga UÇK. Këto janë të dyjat pagesat është tabela që ka mbajt korrespondencën.

Ky është mercenar i paguar i UÇK-së nuk ka qenë vullnetar, ka refuzuar të shkojë në luftë. Ky i ka sjellë vetëm këta si vullnetarë se tani nuk e dimë a i kanë marrë këta paret, a s’i kanë marrë paret. A i ka marrë ky për vete? Kjo pagesë që është marrë prej tij është me datën 25 maj 1999, gati një muaj nga dorëzimi i njerëzve. Aty është arrestuar pas luftës.

Kush e ka liruar e dimë se e ka liruar. Është arrestuar pikërisht për shkak të ndikimeve që ka pas iraniane dhe gjithashtu ky është sjellë si bandit nëpër Prishtinë në hotel Grand ku ka qenë drejtor babai im. Ky ka ardhur s’di sa herë aty me kallashnikova duke tentuar të kërcënojë edhe qytetarët edhe mysafirët që kanë ardhë pas luftës. Këto kanë ndodhur, ka ardhur vetë i tretë, vetë i katërt, rregullisht.

Dhe sot një bandit që ka ardhur në Prishtinë me scorpion, që ne e dimë edhe e njohim, del edhe na shet mend. Ai s’na ka friguar as atëherë as tash s’na frigon me fol. Dhe ai nuk mundet me fol për shqiptarët e aq më shumë në emër të luftës të cilën ka marrë pare për me ardhë me mësuar me i udhëheq ushtarët UÇK-së”.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›