E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama publikon foto nga takimi qeveritar: Prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije detaje nga mbledhja me drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste dhe ministrat në Lezhë. Në Facebook, Rama ka publikuar foto nga mbledhja, teksa shkruan: “Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”.

Takimi do të vijojë edhe ditën e nesërme, ndërsa do të mbyllet me mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Pjesë e tryezave dy ditore u bë dhe ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe.

Në këtë dy ditë, qeveria do bëjë bilancin e punës për vitin që lamë pas 2023, dhe do diskutojë për objektivat që synon të arrijë në 2024.   

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›