E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamje nga Lungomare 4 në Vlorë: Punimet po shkojnë drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në projektin Lungomare 4, në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Përmes një postimi, kreu i qeverisë shprehet se investimi po i afrohet përfundimit, ndërsa e ka shoqëruar mesazhin me urimin për një ditë të mbarë.

Lungomare që nisi në qytetin e Vlorës, tashmë është zgjatur edhe në drejtim të Orikumit duke sjellë hapësira rekreative për pushuesit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Lungomare 4, në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›