E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama publikon pamjet pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth: “Pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga zona turistike e Thethit, pas operacionit të ndërmarrë për shembjen e ndërtimeve pa leje. 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, duke e cilësuar kështu ndërhyrjen si një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe ligjshmërisë në zonat me rëndësi të veçantë natyrore. 

Pamjet tregojnë një peizazh më të pastër dhe punonjës të pushtetit vendor që po rikthejnë identitetin e vërtetë të kësaj zone malore që ka fituar vëmendje të veçantë turistike vitet e fundit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›