Rama publikon videon: Dhjetori i festave në Korçë

Edhe Korça, krahas shumë qyteteve të tjera në vend, ka ndezur dritat për festat e fund- vitit dhe duket se është gati për të pritur vizitorë shqiptarë e të huaj, që dëshirojnë të kalojnë festat në këtë qytet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga qyteti i Korçës, në momentin e ndezjes së dritave.
“Dhjetori i festave në Korçë”, shkruan kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.
Dekori i veçantë i vendosur në të gjithë qytetin, në Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit, si dhe përreth Katedrales, i ka dhënë një bukuri magjepsëse Korçës për festat e fund-vitit. Vitet e fundit ky qytet është kthyer në destinacionin e preferuar për të kaluar festat e fund-vitit.
/rtsh.al/