Rama publikon videon ironizuese për LaCivitan

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.
Në këtë mesazh të montuar me IA, LaCivita thotë se ka ardhur në Shqipëri pasi ka marrë pagesën nga Berisha dhe Mediu, por ajo që po sheh është një vend i zhvilluar. “Kaq shumë turistë, kudo. Vetëm 10 milionë gjatë vitit të kaluar. Ekonomia po rritet dhe po përmirësohet. Njerëzit e duan progresin. Ndërsa kontrata ime është të jem me Berishën, duhet të jem i drejtë kur them se do të votoja për Edi Ramën”, thuhet në videomesazh.
Më pas, në video shfaqet edhe imazhi i një bufi, ndërsa në sfond dëgjohet deklarata e zëdhënësit të fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore që komunikon qëndrimin e LaCivita për montazhin e fotove dhe videove ku e krahasojnë atë me deputetin Vullnet Sinaj.
“LaCivita deklaron se video fake është fabrikuar nga fake Edi Rama”, thotë zëdhënësi i PD.
/r.e/a.f/