E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama raporton ne Bruksel

Kryeministri i ri, Edi Rama ka folur në sallën e Parlamentit Evropian për prioritetet e qeverisjes së tij, duke prezantuar projektet për një sërë sektorësh. Në një fjalim të mbajtur para eurodeputetëve, Rama e ka vënë theksin kryesisht tek sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe politika e jashtme.

“Prioritetet tona janë reformat në rrugën e sundimit të ligjit, konkretisht në luftën kundër korrupsionit. Ne jemi gati për të punuar për ndryshimin. Ndërsa koncepti ynë për politikën e jashtme është të kemi zero probleme me fqinjët”, ka deklaruar Rama. Gjithashtu, Rama ka vlerësuar me nota pozitive marrëveshjen e 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij ka lënë prapa krahëve konfliktet e vjetra në Ballkan. Më pas Unë jam dakord për ta përshpejtuar procesin e dhënies së statusit, por nuk mund të parashikoj nëse kjo mund të bëhet para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian

Martin Schultz
President i Parlamentit Evropian kryeministri i Shqipërisë u është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve për një sërë çështjesh, mes të cilave kanë mbizotëruar nacionalizmi, konkretisht shqetësimi për Shqipërinë e madhe, partneriteti me Turqinë dhe bashkëpunimi rajonal. Nacionalizmi. “Në zgjedhjet e 23 qershorit nacionalizmi nuk mori asnjë votë. Forcat nacionaliste që dolën në skenë nuk u futën në Parlament. Një nga arsyet që PD mori një rezultat kaq të keq është sepse përdori retorikë nacionaliste. Gjithashtu, nacionalizmi nuk do të jetë asnjëherë pengesë për të punuar së bashku mes shqiptarëve dhe serbëve, malazezëve, kroatëve, italianëve, grekëve e turqve”, ka thënë Rama. Partneriteti strategjik. “Ne nuk shohim problem nga partneriteti strategjik me Turqinë, si dhe me Italinë e Greqinë. Nuk ka asgjë të keqe nëse qeveria shqiptare dhe ajo kosovare zhvillojnë mbledhje të përbashkëta. Mbledhjet do të jenë për probleme ekonomike, sociale, arsim e kulturë. Shumë mendonin se një tjetër shtet shqiptar në rajon do të ishte diçla e tmerrshme. Por pavarësia e Kosovës solli stabilitet dhe një njohje tërësore e saj nga BE do të ishte jetike”. Korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Përgjigjia më e mirë ndaj këtyre fenomeneve është modernizimi i institucioneve të shtetit. Korrupsioni endemik nga i cili vuan Shqipëria ka të bëjë me mungesën e institucioneve shtetërore. Reformat do të jenë të thella, por duhet të dihet se mazhoranca jonë është në limitin e një shumice të cilësuar për të miratuar të gjitha reformat e integrimit. Unë do të kërkoj edhe një votë më shumë, që nuk është e vështirë të gjendet, me qëllim që reformat t’i bëjmë së bashku me opozitën”. Para përgjigjeve për pyetjet e eurodeputetëve, Rama është përshëndetur nga shefi i delegacionit për Ballkanin në PE, Eduart Kukan. Në fjalën e tij, Kukan ka shprehur bindjen e tij se qeveria e dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të punojë për ndryshimet e nevojshme për anëtarësimin e vendit në BE. “Përgëzoj kryeministrin Rama për suksesin e partisë së tij në zgjedhje. Zgjedhjet e 23 qershorit e kaluan testin. Është momenti i duhur për të vazhduar punën e qeverisë së larguar për t’u anëtarësuar në BE. Situata politike ka qenë nën mbikëqyrjen e BE-së dhe besoj se qeveria e re do të sjellë ndryshime të reja”, ka deklaruar Kukan. Ndërsa më pas, eurodeputetja Tanja Fajon ka ftuar klasën politike shqiptare që të punojë me një mentalitet të ri. “Shqipëria ka qenë vendi komunist më i izoluar. Shqipëria duhet të ndahet nga mentaliteti i politikës së kaluar. Ajo ka nevojë për një shoqëri demokratike”, ka deklaruar Fajon. Më tej Fajon ka vënë në dukje se fenomenet negative si krimi dhe korrupsioni nuk i përkasin vetëm Shqipërisë. “Papunësia mes të rinjve dhe korrupsioni nuk janë vetëm probleme të Shqipërisë, por edhe të rajonit”, ka theksuar Fajon. Rama takon Schultz: Do bëjmë reformat e kërkuara Presidenti i PE: Të inkurajuar nga qeveria e re Pak momente më vonë kryeministri Rama është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, zotin Martin Schultz, me të cilin më pas ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, zoti Schultz ka mirëpritur prioritetet e prezantuara nga zoti Rama, duke u shprehur i inkurajuar. Ai gjithashtu ka pranuar ftesën për një vizitë në Tiranë. “Jemi të kënaqur me ato që kemi dëgjuar. Janë inkurajuese. Me zotin Rama kemi rënë dakord që të kryej një vizitë në Shqipëri. E falenderoj për ftesën dhe do të takohemi së shpejti edhe në Tiranë”, ka thënë Schultz. Ndërsa Rama nga ana e tij ka theksuar se shumica e re e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të realizojë reformat në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet me të drejta të plota në BE. Gjithashtu, Rama ka nënvizuar se mazhoranca e majtë do t’i ofrojë opozitës së re kushtet më optimale për t’i kryer reformat në fjalë bashkarisht. “Jam i kënaqur që u takova me një mik të vjetër. Unë erdha këtu në Bruksel në ditën kur u hapën shkollat. Ne erdhëm në Bruksel si njerëz që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për t’u futur si anëtar me të drejta të plota në BE. Sigurova presidentin Schultz dhe komisionin e jashtëm të PE se do të bëjmë ndryshimet e duhura. Ne do t’i japim opozitës atë që na u mohua neve si opozitë dhe do kryejmë reformat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mandati ynë është për të bërë ndryshime”, ka thënë Rama. Më pas, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi kohën e mundshme se kur Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat, zoti Schultz ka thënë: “Komisioneri Fyle po punon për çështjen e statusit. Unë jam dakord për ta përshpejtuar procesin, por nuk mund të parashikoj nëse kjo mund të bëhet para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian”.  / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›