Shkoder atentat ndaj ish-efektivit te policise

Një ish-efektiv i policisë kriminale mbeti i plagosur në Shkodër, kur një sasi eksplozivi shpërtheu në momentin në të cilin ai po hynte në automjetin e tij.
Kujtim Çardhaku ishte duke hyrë në makinë, kur ndodhi shpërthimi, pasditen e së hënës. Ngjarja i regjistrua në qendër të kryeqendrës së veriut dhe Çardhaku u dërgua me urgjencë në spital. Aktualisht, kanë nisur hetimet për zbardhjen e autorëve të këtij atentati dhe arsyeve që e motivuan atë. Dyshimet e para të policisë lidhin atentatin me një konflikt që Çardhaku mund të ketë pasur për arsye të detyrës. / Top Channel