E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama reagon për paketën fiskale: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X për debatet mbi paketën e re fiskale, duke iu përgjigjur kritikave për ndryshimet e propozuara në taksa dhe tatime.

“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma”, shkruan Rama.

Kryeministri paralajmëron se qeveria do të japë përgjigjen e saj të mërkurën, përmes miratimit të buxhetit të vitit 2027, i cili, sipas tij, do të jetë i pari në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove.

“Se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, përfundon Rama në reagimin e tij.

Deklarata vjen në një kohë kur paketa fiskale e vitit 2027 është vënë në qendër të debatit politik, pas propozimeve për rritjen e disa taksave, ndryshimin e pragut të regjistrimit në skemën e TVSH-së dhe uljen e TVSH-së për disa produkte bazë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›