E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama sërish ftesë për dialog me protestuesit, mesazhi simbolik para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sërish një mesazh për dialog ndaj protestuesve, përmes një instalacioni simbolik të vendosur në shkallët para godinës së Kryeministrisë.

Në imazhin e publikuar, në qendër të vëmendjes është një strukturë guri me formë shumëkëndore, mbi të cilën janë vendosur letra me fjalë të ndryshme, mes tyre edhe fjala “DIALOG”, e shkruar me shkronja të mëdha.

Mesazhi vjen në një kohë kur dialogu mes qeverisë dhe protestuesve mbetet në fokus të zhvillimeve politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›