Rama shfryn pritshmëritë nga deklarata e tij, i sulet SPAK e medias për publikimet rreth Vlora Hysenit

Kryeministri Edi Rama ka shfryrë pritshmëritë për një deklaratë që lajmëroi se do ta jepte në Rinas sapo të kthehej në SHBA.
Ai përsëriti vetveten si për hetimet ndaj Belinda Ballukut, Saimir Tahirit, Ilir Beqës, Mirlinda Karçanaj, por jo Arben Ahmetajt.
Ai lajmëroi një barrierë qeveritare për mediat dhe drejtësinë në drejtim të transparencës për skandalin që përfshin Shërbimin Sekret, policinë, qeverinë, emërtesa direkt nga Kryeministri.
“Respekti për pavsrësinë e drejtëdisë nukndo të thotë heshjtke edhe kur një çlshtje parimore shfaqwt gjate veprimtatisë së saj. Ka një fakt tjetër parimor, shtetëror. Gjatë marrjes së masës një institucion u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh. Pjesë nga dosje kaloi në media dhe rrjete sociale.
Ky ëahtë njënproblem i gjithë shtetit. Kjo i ka lënë pa fjalë edhe partnerët tanë. Kjo ka ndodhur edhe në vende të tkera por është hera e parë që shefi i shërbimit sekret bëhet target o tjashethrmeve mediatike. Mbrojtja e SHISH është e gjithë shtetit, hetimi është detyrë e drejtësisë.
Besoj se Këshilli i Sigjrisë është vebdi i duhur për të reflektuar mbi këtë duke garantuar instituvionet kur drejtuesit e tyre rrëshqasin dhe bëhensubjekte të hetinit penal.
Unë e kam vlerësuar Vlota Hysenin dhe apo ashtu e kanë vlerësuar partnerët. Ajo ka filluar si këshilltare pranë meje, dhe bazuar mbi referencat e shkëlqyera nga aprtnerët është vënë në krye të shërbimit”, tha ndër të tjera Rama në të ashtuquajturën deklaratë nga Rinasi. a.b