E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shpall 10 personalitetet e vitit

Luljeta Ndoka
Te njohur ne fusha te ndryshme, por edhe qytetare te thjeshte, kane qene ne qender te ceremonise se organizuar nga Bashkia e Tiranes per nder te 10 personaliteteve te vitit. Dikush eshte vleresuar per kontribut ne shtimin e siperfaqeve te gjelberimit, nje tjeter ne fushen e perkthimeve, por edhe ne fushen e historise. Krahas emrave te njohur ne keto fusha, jane gjendur edhe emra te tjere, te cilet degjoheshin per here te pare nga publiku.
Kryebashkiaku Edi Rama vleresoi dje kontributin e familjes Kika, e cila kishte dhuruar plot 5 mije metra katrore me nje destinacion mjaft human. Behet fjale per ndertimin e nje shkolle, ne menyre qe te kete sa me shume femije te arsimuar. Gjithashtu, kryebashkiaku Rama, i cili ka drejtuar te gjithe ceremonine, ka shpallur si personalitet te vitit Xhevdet Bashllarin. Sipas Rames, ky qytetar ka dhene nje kontribut mjaft te madh ne shtimin e siperfaqeve te gjelbra, ne masen dhjete dynyme toke lulishte, per komunitetin ku jeton. Rama ka theksuar se personalitetet jane shpallur nga nje juri e posacme dhe se ato emra ishin surprize edhe per te. Po ashtu, njeri prej 10 personaliteteve te vitit eshte shpallur edhe Ana Qendro, e cila eshte vleresuar per kontributin e dhene ne fushen e sportit. Te tjeret, kane qene personalitete, jo te padegjuara nga publiku. Po ashtu, me kete vleresim u nderuan edhe Farfurije Xhaja dhe Sotir Qirjaqi.
Fatos Kongoli dhe Kristo Frasheri jane shpallur personalitete ne fushen e shkrimit shqip. Sipas kryebashkiakut Edi Rama, Frasheri ka hapur jo pak debate ne fushen e historise, duke dhene keshtu nje kontribut ne kete fushe. Nga ana tjeter, drejtori i Maternitetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›