E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama siguron PE: Do bëjmë gjithçka për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në fjalimin e parë përpara Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian si Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka shtruar domosdoshmërinë e rifitimit të kohës së humbur për realizimin e ëndrrës europiane, integrimin në BE. Duke folur në seancën me temë

Shqipëria, situata post zgjedhore dhe perspektiva, Rama nënvizoi se nuk ka dyshim se gjatë ketyre viteve Shqipëria ka pasur sukses, por sipas tij dhe ambicia ka qenë më e madhe se progresi i arritur deri tani dhe kjo ambicie do të na çojë drejt së ardhmes duke mësuar nga leksionet e kaluara.

Është një moment i ri dhe ne besojmë se me ndihmën tuaj dhe të Parlamentit Europian, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit në Europë ne mund të përfitojmë shumë nga koha e humbur. Nuk ka dyshim se gjatë ketyre viteve Shqipëria ka pasur sukses, por dhe ambicia ka qenë më e madhe se progresi i arritur deri tani dhe kjo ambicie do të na çojë drejt së ardhmes duke mësuar nga leksionet e kaluara deklaroi ai.

Në këtë kontekst, ai ka siguruar se qeveria e re që ai drejton do të punojë për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor, anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane me të drejtat dhe detyrime e plota të saj.

Unë besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, një rezultat jo vetëm i nevojës për të ndryshuar Kryeministrin me një tjetër, disa Ministra me disa të tjerë, por kërkoj një ndryshim për të ecur përpara. Kjo na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tille, jo se kush jemi ne, por për atë që populli ka nevojë, dhe për atë që populli mendon se ne mund të bëjmë tha Rama.

Kryeministri Rama ka folur edhe lidhur me sigurinë e rajonit në terësi, duke garantuar eurodeputetët se problemet e Shqipërisë me fqinjët do të jenë në konceptin 0.

“Në politikën tonë të jashtme dhe si shtet, Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të qendrueshme dhe e pandikuar nga ndryshimi i pushtetit. Por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste. Për ne politika e jashtme do të jetë politika e problemeve me fqinjët” theksoi Kryeministri Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›