Tiranë, policia ndalon ish-gardistin, Fatos Skeja
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-efektivin e Gardës së Republikës, shtetasin Fatos Skeja. Uniformat blu ende nuk japin asnjë detaj lidhur me arsyen e ndalimit të tij. Megjithatë vlen të theksohet fakti se emri i Skejës lidhet me padinë mbi vëllezërit e Hekuran Dedës, protestuesi që u vra në protestën e para 2 viteve në ngjarjet e 21 janarit. Vëllai i Hekuran Dedës, pati deklaruar se tre ditë pas vrasjeve, Skeja kishte kërkuar nga familja Deda që ata të pranonin ish kryeministrin Berisha për një kafe ngushëllimi në shtëpi, në këmbim që ai ti tregonte se kush ishte vrasësi duke i premtuar njëherësh edhe ndihmë ekonomike. Ndërkohë që në vijim pritet një deklaratë nga ana e policisë që të hedhë dritë mbi arsyen e vërtetë të ndalimit të ish gardistit Skeja.