Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Problem shqiptar, nuk lidhet me pakicën greke

Kryeministri Edi Rama, pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Delfit, zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës greke “Kathimerini”.
Gjatë intervistës, Rama vlerësoi maksimalisht raportin mes Shqipërisë e Greqisë, teksa sqaroi edhe ngërçin me pronat.
“Problemi me pronën edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zona apo kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar, që po e trajtojmë! Për shkak se kemi një nivel mjaft të rëndësishëm të kuptuari e respekti për pakicën greke, që është një thesar kulturor, ne ju kemi kushtuar vëmendje të posaçme. Këtu dua të përgëzoj Mitsotakis, që ka qenë vërtet këmbëngulës për këtë. Ju jeni në krye të një gazete të madhe, ata mund të vijnë dhe të marrin informacione, do të ishte me vlerë nëse bëni një raportim të saktë me fakte që do ua vëmë në dispozicion”, deklaroi Rama.