Rama sulmon institucionet e demokracisë: KQZ, Kuvendin, Avokatinë...
Kryetari i opozitës s’pranon dot as votën e lirë, as vendimet e gjykatave e as rolin e avokatëve. I mësuar me shkeljen e nëpërkëmbjen e ligjit, në diktaturë, dhe në 10 vitet e pashallëkut në bashki, Edi Rama bllokon ndarjen e mandateve në KQZ, diabolizon punën e parlamentit dhe refuzon të njohë rolin e avokatëve në një shoqëri pluraliste
-- Demokracia është nën goditjet e një sulmi të pa principtë. Institucionet kushtetuese të pavarura janë një sulm de-legjitimiteti çuditërisht të kryetarit të opozitës, Edi Rama. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u pengua në marrjen e një vendimi konsensual për ndarjen e mandateve sipas proporcionit të numrit të popullsisë së çdo qarku. Kjo pengesë erdhi sigurisht prej anëtarëve të zgjedhur të PS në këtë komision që të ndikuar dukshëm prej kreut PS politizuan një çështje sa matematike aq teknike. Megjithatë Edi Rama i ka dhënë Partisë Socialiste trajta të forta antagoniste. Formulimet e papajtueshme të Ramës kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shqiptohen prej anëtarëve të majtë janë sinjalizuese për natyrën delegjitimuese. Nënkryetari i KQZ Denar Biba sulmoi verbalisht kryetaren e KQZ, Lefteri Leshi me fjalët paragjykuese se po “topallizon” institucionin, duke dëshmuar kështu një anësi politike që është në sinkron me sulmet e opozitës ndaj kryetares se Kuvendit. Edhe metodologjia e delegjitimit të KQZ është e njëjtë me çka shqiptojnë deputetët e PS në Parlament me refuzonin për të votuar tre ligjet e integrimit, duke penguar kësisoj procesin e Integrimit. Qëndrimi opozitar ka ardhur duke u trajtuar jo si një qëndrim opozitar idesh apo partish, por ka marrë fytyrën, frymën dhe me gjasë ka kaluar kufirin e opozitës ndaj një partie që është në pushtet, opsioneve të saj apo programeve të saj dhe është kthyer në një opozitë kundër shtetit, saktë kundër demokracisë parlamentare. Papajtueshmëria e Ramës me rolin e KQZ-së, Parlamentit dhe së fundmi kundër rolit të Avokatisë burojnë nga koncepte që janë trashëguar nga vetë forca e tij politike, pasi trashëgimia partiake e Ramës është të ketë konflikt, jo koncepte demokratike, por antagoniste sipas gjuhës tipike të asaj partie. Kryetari i opozitës ka vështirësi të pranojë votën e lirë, vendimet e gjykatave e rolin e avokatëve në Gjykata. Sigurisht mungesa e një kulture juridike e ka shtyrë kreun e opozitës të nëpërkëmbë disa ligjit, sidomos kur qeveriste kryeqytetin me vendime në kundërshtim me rregullat dhe ligjet. Mjafton të kontrollohen lejet e ndërtimit në Tiranë për të konstatuar një vendimmarrje të papajtueshme me ligjin e Urbanistikës, siç tregoi së fundmi ndërtimi i pallatit të familjes së Linda Bashës, bashkëshortes së Ramës, në një lulishte publike. Kjo mungesë e kulturës juridike e ka shtyrë kryetarin e PS të diabolizojë punën e parlamentit dhe refuzon të njohë rolin e avokatëve në një shoqëri pluraliste, siç tregojnë sulmi politik ndaj avokates Malltezi. Kjo mungesë kulture juridike u shfaq edhe në prononcimin e deputetit të PS, Taulant Balla, i cili shkoi në seancën e radhës gjyqësore për shpifje dhe doli nga salla e Gjykatës së Tiranës duke thënë se paditësi i tij mungonte, duke harruar se përballja gjyqësore në demokracie ngjan pak me ballafaqimin komunist në Këshillin e Lagjes. Afërmendsh retorika e kreut të opozitës për regjim në vend, në këtë kuptim, është kundër parimeve të demokracisë, sepse kjo mazhorancë që ndodhet në qeveri nuk është bërë natën dhe fshehurazi, por është bërë më këtë kryetar të Këshillit të Ministrave dhe me këtë opozitë sipas vullnetit të sovranit që matet me vota në parlament. Sidoqoftë duhet thënë se Rama ka radikalizuar qëndrimin politik për të dalë i pastër nga disa akuza të forta që duan përgjigje të ndershme. Ai duhet të japë dhënien llogari për firmën e paligjshme për shndërrimin e një lulishteje publike në shesh ndërtimi pallati për familjen e Linda Bashës, bashkëshortes së tij. Edhe për 100 milionët anonimë të znj. Rama të huazuara nga persona të tretë presin përgjigje publike. Janë këto dy çështje tepër delikate që kërkojnë një transparencë publike për hequr të gjitha dyshimet e kapjes në flagrancë së ish-kryebashkiaku Rama dhe bashkëshortes Linda Basha. Demokracia e një vendi shihet edhe në zbardhjen e pasurisë së kreut të opozitës.
...