E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri: Rrisim kontaktet dhe shkëmbimet mes dy vendeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook nga vizita e tij në Tokyo, ku ka zhvilluar një takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri.

Sipas Ramës, takimi është zhvilluar me përfaqësuesit e ligës të kryesuar nga Minoru Kiuchi, për të diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Japonisë.

“Japoni, Tokyo – Takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, me mbështetjen e pakursyer të të cilit po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve”, shkruan Rama në Facebook.

Takimi vjen në kuadër të vizitës së kryeministrit shqiptar në Japoni dhe synon forcimin e lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›