Rama, takim me Toni Bler: Do punojë me ne pas 23 qershorit
Kryesocialisti Edi Rama ka qenë gjatë paradites së sotme në Londër, ku ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin britanik, Toni Bler. Ndërkohë, pasdite Rama shkon në Bruksel, ku do të zhvillojë bisedime me grupin eurosocialist në Parlamentin Europian.
Gjatë një mesazhi në Tëitter, Rama ka thënë se gjatë takimit me Bler, është rënë dakord që ky i fundit, së bashku me stafin e vet, të ndihmojë dhe punojë me qeverinë socialiste pas 23 qershorit.
Sot Londër-Bruksel. Paradite me Tony Blair për çdo bëjmë pas zgjedhjeve. Pasdite me grupin eurosocialist në PE për zgjedhjet e 23 qershorit, shkroi fillimisht Rama, ndërsa pas takimit me Bler, u shpreh:
Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin! Ramë dakord që pas 23 qershorit ai dhe ekipi i tij do punojnë me ne për mirëqeverisjen:-) Fantastike!./b.l