Majko- Islamit: Oh sa mirë me qenë tradhtar
Deputeti socialist Pandeli Majko, që drejton fushatën e PS-së në Tiranë, ka ironizuar me hapjen e fushatës nga ana e PD-së ditën e djeshme në kryeqytet. Majko ke ironizuar faktin që në krah të kandidatëve demokratë janë shfaqur edhe dy socialistët Islami dhe Dogjani.
“Oh sa mirë me qenë tradhëtar!”…Fushata elektorale që sapo ka filluar e ka të shkruar në “ballë” këtë fjali turpëruese. Ky është shembulli më denigrues për mjerimin e politikës në këto ditë me shkëlqim publicitar. Paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e “supës” së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetëvetes dhe historisë nga vinë”, shprehet Majko.
Ironia e Majkos vijon më tej, duke folur amanetin që na ka dhënë një mallakastriot për ti dorëzuar dopjo-gjashtën një mallakastrioti tjetër.../b.l