Rama takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Është kaluar vija e kuqe, Me gurët dhe dhunën s’ka negocim, ndryshe ka rënë shteti

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervin Demo po zhvillojnë një takim me drejtues të Policisë së shtetit pas protestës së dhunshme gjatë mbrëmjes së djeshme.
Dje është kaluar vija e kuqe. Nuk mund të quhet më protestë studentore, nuk mund të quhet më as protestë. 295 të lënduar, 186 prej tyre janë punonjës policie, raporti tregon vetëpërmbajtjen e policisë. Protestuesit kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar”, tha Demo.
Kryeministri Rama erdhi sërish me një gur në konferencë, duke deklaruar se dhuna nuk ka vend në demokracinë shqiptare.
“Policët po përballen me një valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë arsye legjitime, për të pasur pakënaqësi dhe për të kërkuar më shumë nga qeveria. Kam ardhur sot prapë me këtë me vete, duhet ta mbash me vete, ta peshosh, sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve me uniformë dhe çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Në momentin kur shteti negocion me të, ka rënë. Dhe kur fiton ky, atëherë, logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se njëherë, pasoja janë plagë që duhen vite për t’u shëruar.
Nuk do të thotë aspak se kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak, duan përmbysje. Janë të rinj dhe të reja të ekstremizuar nën frymëzimn e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europe dhe SHBA, që presidenti e ka shpallur organizatë terroriste, Antifën. Ata janë peng i një ideologjie të re, shkatërro gjthçka”, theksoi ai. “Dërgojnë në protestë adoleshentët, që larg qoftë të ketë ndonjë viktimë dhe të thotë se ky është një tjetër 21 Janar, duke na barazuar, me ata që nuk kemi barazim”, tha Rama