E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani beson te kualifikimi

Champions League rikthen duelin ndërmjet Milanit dhe Barcelonës.

Katalanët janë një prej kundërshtarëve më të vështirë që “Djalli” mund të kishte në rrugën e tij. Megjithatë, optimizmi nuk mungon.

“Në dy vitet e fundit kemi luajtur mirë përballë Barcelonës. Vjet u paraqitëm mirë në ndeshjen çerekfinale në shtëpi. E kemi të qartë që ata janë skuadra më e mirë në botë, por duhet të provojmë ti rrezikojmë dhe të besojmë se mund të kualifikohemi”.

Barça ka në anën e saj statistikat, pasi nuk ka humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit me Milanin. Gjithsesi, kjo nuk mjafton për të qenë të sigurt.

“Milani është një prej skuadrave që ka fituar më shumë në Europë. Ata kanë një skuadër të mirë dhe luajnë në fushën e tyre. Nëse duam të kualifikohemi, nuk duhet të harrojmë që kemi vuajtur përballë tyre. Nuk ka kuptim ta shohim veten si favoritë”.

Mungesa e impenjimit mund ti ndëshkojë spanjollët.

“Milani është një skuadër cilësore, që ka ndryshuar nga viti I kaluar. Për momentin ata po luajnë mirë dhe do ta kemi të vështirë. I respektojmë si rivalë dhe si një skuadër me shumë histori”.

Gjatë sezonit të kaluar, Milani barazoi dy herë dhe u mund në dy ndeshje të tjera nga Barcelona. Kuqezinjtë janë edhe pa yllin e sulmit, Mario Balotelli, ndërsa te katalanët kthehet mesfushori Xavi Hernandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›