E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takime me tregtarë në Durrës: Do ulim taksat për biznesin e vogël

Gazeta Shqip

Me ardhjen në pushtet, PS angazhohet të heqë taksën e biznesit të vogël. Premtimi ka ardhur nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka zhvilluar një takim me tregtarët e vegjël në Durrës.

I shoqëruar nga kreu i bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako, kryesocialisti Rama, ka diskutuar mbi problemet dhe krizën ekonomike që ka prekur edhe biznesin e vogël.

Pak më vonë, kryetari Rama në një mesazh të publikuar në rrjetin social Twitter është shprehur se kryefjalë e programit të ri të PS-së është rritja e fuqisë blerëse në vend.

Sali Berisha ju thotë socialistët duan t’ju rrisin taksat! Gënjeshtër! Ne do të ulim taksat dhe rrisim fuqinë blerëse për 95 përqind të shqiptarëve. Kryefjala e çdo opinioni që dëgjova nga tregtarët durrsakë: Ka rënë shumë fuqia blerëse! Kryefjala e programit tonë: Rritja e fuqisë blerëse!- shkruan Rama.

10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rama takime me tregtarë në Durrës: Do ulim taksat për biznesin e vogël burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›