E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e PS, tërhiqet Berisha

Maxhoranca tërhiqet nga vendimi për të mos shqyrtuar në të njëjtën seancë kufizimin e imunitetit dhe nismën e PS për ndryshimin e Kushtetutës.

Vetëm pak dite pasi demokratët në Këshillin e Legjislacionit kërkuan 2 javë kohë për shqyrtimin e propozimeve të opozitës për sistemin e drejtësisë; në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të përshpejtojnë punën për ti shqyrtuar brenda muajit shtator imunitetin dhe amendamentet e PS, raporton Vizion Plus.

Në mbledhjen e parë të deputetëve demokratë për këtë sesion plenar kryeministri ka njoftuar edhe ndezjen e motorëve për fushatën elektorale.

Tërheqja e kryeministrit vjen pas deklaratave të Brukselit si dhe të Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Filip Riker, se brenda këtij muaji parlamenti duhet të miratojë kufizimin e imunitetit, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe reformën parlamentare për të rritur shanset për marrjen në vjeshtë të statusit të vendit kandidat nga ana e Brukselit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›