E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takohet me Ngjelën, pas takimit nuk prononcohen për median

Në vitin 2003 janë vënë përballë njëri-tjetrit për garën e kreut të bashkisë së Tiranës, por pas 8 vjetësh situata është krejt ndryshe. Kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe kryetari i partisë "Ligj dhe Drejtësi", Spartak Ngjela, janë takuar sot dhe kanë diskutuar për zgjedhjet e 28 qershorit. Pas takimit, as Rama e as Ngjela nuk preferuan të komentojnë apo të zbardhin detaje për takimin. Spartak Ngjela nuk është i pari lider i një partie të djathtë, i cili ka zhvilluar këto ditë një takim me kreun e PS-së Edi Rama. Pak kohë më parë, një takim të ngjashëm Rama zhvilloi edhe me kreun e PDK-së, Nard Ndoka. Nard Ndoka dhe Spartak Ngjela janë dy prej figurave të së djathtës, të cilët janë përjshtuar nga Sali Berisha nga partia, apo nga qeveria. Mendohet që këto takime janë në kuadrin e asaj që Edi Rama ka premtuar që do të zgjerojë kolalicionin e Partisë Socialiste edhe me partitë e spektrit të djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›