Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tranvestitit

Policia e Tiranës ka arrestuar të dyshuarin e vrasjes, në qendër të kryeqytetit, të një tranvestiti. Sipas burimeve nga uniformat blu mësohet se i dyshuari për vrasjen e tranvestitit me pseudonimin Kristi dyshoshet se është Sefedin Hoxha 36 vjeç nga Kosova. I arrestuari prej 10 ditësh qëndronte në Tiranë dhe ishte punëtor i thjesht. Ndërkohë para oficerëve të policisë gjyqësore Hoxha ka pohuar se e ka qëlluar me thikë tranvestitin pasi ai kishte tentuar ti grabiste paratë. Por dëshmitë e tjera që janë dhënë në policia nga dëshmitarët që kanë qenë në vendin ku ndodhi vrasja e kanë provuar më shumë se kosovari mund të jetë autori i vrasjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pranë vendit të quajtur "Torre e Drinit" ku një tranvestit me pseudonimin Kristi u qëllua me thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pranë vendit të quajtur "Torre e Drinit" ku një tranvestit me pseudonimin Kristi u qëllua me thikë.