E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani

Kryesocialisti Rama vazhdon takimet me krerët e institucioneve kushtetuese të vendit. Pas atij me Presidentin Nishani dhe kryeprokurorin Llalla, Edi Rama është takuar me Guvernatorin Ardian Fullani.

Shqetësimi për gjendjen e financave të vendit, çoi kryesocialistin në zyrën e Guvernatorit të Bashkës së Shqipërisë, Ardian Fullani. 

Burime zyrtare bënë të ditur se takimi ishte thirrur nga Partia Socialiste dhe është në vazhdën e bisedave me drejtues të institucioneve kushtetuese që kryesocialisti po zhvillon në këtë periudhë tranzicioni të pushteteve.

Ndryshe nga takimi me Presidentin Nishani dhe kryeprokurorin Llalla, me të cilët u ndal për rreth 40 minuta, Rama qëndroi me guvernatorin Fullanin për mbi 1 orë e 30 minuta dhe doli nga zyra e tij me dy volume në dorë.

As njëri dhe as tjetri nuk u prononcuan pas takimit. Rama ka kërkuar disa herë publikisht një tranzicion pa probleme të pushtetit dhe një rol kujdestarie të institucioneve, deri në betimin e qeverisë së re në shtator.

Ndërsa Guvernatori Fullani në prononcimet e tij pas zgjedhjeve, ka vënë theksin në nevojën e reformave strukturore që duhet të ndërmarrë qeveria e re, si dhe është ofruar për konsulencë dhe bashkëpunim me ekzekutivin që pritet të drejtojë Rama në shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›