E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet nga kati i tretë i komisariatit të Kukësit një vajzë 20-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në komisariatin e Kukësit ku një 20-vjeçare është hedhur nga dritarja pas marrjes në pyetje nga efektivët e policisë.

20-vjeçarja me inicialet A.C ishte marrë në pyetje nga policia pas denoncimit  të babait të saj se ajo ishte rrëmbyer.

Sipas informacioneve më të fundit, pasi ishte gjetur nga policia vajza ishte marrë në pyetje nga dy oficerë të policisë në prani edhe të një psikologeje për arsyet se përse ishte larguar në shtëpia.

Në deponimin e saj parë oficerëve vajza kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia  dhe në një cast depresioni ajo është afruar pranë dritares dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës së komisariatit.

Menjëherë ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ndaj dy punojnësve të policisë, që punuan për marrjen e deklarimit, është marrë masa e pezullimit deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë  materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise se Rrethit për hetimet  të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›