Rama takon Reeker

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker, u takua me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, paraditen e së dielës.
Pas këtij takimi Rama u shpreh për mediat: “U konfirmua baza solide e partneritetit dhe qëllimet e përbashkëta për perspektivën e vendit dhe rajonit lidhur me familjen europiane dhe demokracinë.”
“Duke u fokusuar në këto pika, shkëmbyem shqetësimet dhe idetë lidhur me përshpejtimin e progresit të vendit në drejtim të Europës dhe standarteve demokratike”, shtoi kreu i PS-së.
Nga ana e tij, Reeker, deklaroi: “Unë dhe z.Rama folëm për marrëdhëniet e forta dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. U diskutua edhe për zgjedhjet elektorale në vendet tona. Ne do i ndjekim shumë nga afër zhvillimet siç e kam thënë më parë. Shpresojmë të shohim zgjedhje demokratike me standarte demokratike në vitin 2013. Javët e ardhshme, e përsëris, janë shumë të rëndësishme për të treguar lëvizjet drejt reformave dhe seriozitetin e qëllimeve të politikës. Beosjmë që gjetja e dakortësisë së reformave parlamentare dhe votimi për ndryshimet kushtetuese për imunitetin janë të arritshme.”