Reeker Reformat jane te arritshme

Në ditën e fundit të takimeve zyrtare në Tiranë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, bisedoi me kreun e opozitës, Edi Rama.
Pas takimit, Reeker deklaroi se “ne besojmë që gjetja e dakortësisë në reformën parlamentare, kalimin e ligjit për Gjykatën e Lartë si dhe votimi për ndryshimet kushtetuese që lidhet me imunitetet janë të arritshme dhe do të jetë me rëndësi për hedhjen e hapave në drejtimin e duhur për Shqipërinë”.
Ndërsa Rama u shpreh për mediat: “U konfirmua baza solide e partneritetit dhe qëllimet e përbashkëta për perspektivën e vendit dhe rajonit lidhur me familjen europiane dhe demokracinë.”
“Duke u fokusuar në këto pika, shkëmbyem shqetësimet dhe idetë lidhur me përshpejtimin e progresit të vendit në drejtim të Europës dhe standarteve demokratike”, shtoi kreu i PS-së.