Rama takon Samaras

Pavarësisht se nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërtuar një axhendë aktive takimesh në disa vënde të Europës.
Pas takimeve në Itali me kryeministrin Letta dhe në Turqi me Erdogan, mesditën e së hënës Rama ka qëndruar në Athinë ku është takuar me kryeministrin grek, Andonis Samaras. Takimin e njoftoi vetë kryeministri i zgjedhur përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Tëitter dhe Facebook. “Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t'u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”, shkruan Rama për takimin me shefin e qeverisë greke. Mësohet se temë e diskutimeve ishte integrimi europian i Shqipërisë, si dhe reformat e thella që zoti Rama pritet të të ndërmarrë në krye të ekzekutivit shqiptar pas betimit të qeverisë në shtator. Nga burime konfidenciale të Top Channel mësohet se nuk ka mbetur jashtë diskutimit edhe çështja e marrëveshjes së kufirit detar. Kryeministri i zgjedhur Edi Rama kërkoi fillimin e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje në kuadër të vendimit të gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për anulimin e saj dhe në respekt të integritetit të dy vendeve. Po të njëjtat burime pohuan se çështja e minoritetit grek që jeton në Shqipëri, përfshirë edhe problemin e toponimeve në pasaporta, për të cilën pala greke premtoi zgjidhje përfundimtare, ishin çështje që u diskutuan në takimin Samaras-Rama. Gjatë qëndrimit në Athinë Edi Rama takoi dhe kryetarin e PASOK, njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos, si dhe ish-kryeministrin Kosta Simitis. / Top Channel