Rama takon banoret e minibashkise 7

Nepermjet votimit, si dhe duke shprehur problemet e zones se tyre, banoret do te vendosin vete se si duhet te ndahet buxheti dhe ku duhet te investohet gjate vitit 2009.
Prioritet kete vit duket se do te kete projekti i rikualifikimit urban ne ndertimin e shesheve apo parqeve te pushimit per cdo moshe duke i shtrire ato nga qendra ne periferi te tilla si te sheshi prane "Ushtarit te Panjohur" apo tek "Xhammlliku".
"Duhet te rrisim vleren e hapesirave tregtare dhe vleren e jetes komunitare duke shkuar me shume drejt nje qyteti qe nuk eshte fokusuar vetem ne qender por ne pika te ndryshme te tij. Ky transformim behet ne vazhden e tradites me te mire te monopoleve te medha", u shpreh Rama.
Ne territorin e minibashkise numer 7 do te rikualifikohet sheshi tek "21 Dhjetori", hapesira ndermjet pallateve ne bllokun "Partizani", sheshi ne pisten e Aviacionit, nderkohe qe do te te nderhyhet ne rruge, cerdhe dhe shkolla.