Dënohen në Itali 5 skafistët shqiptarë

Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar sot nga drejtësia italiane, si të përfshirë në tragjedinë e 4 majit të vitit 2000, ku humbën jetën 15 persona në det.Pesë skafistët akuzohen për favorizim të trafikut dhe për mbytje të qëllimshme. Secili prej të akuzuarave, është dënuar me 12.5 vite burg, pas rreth 8 vitesh, që kurse ndodhi tragjedia e sipërpërmendur.Në atë kohë, skafi i nisur nga Shqipëria me 31 persona në bord, u përplas me forcat e Guardia di Finanza italiane, duke shkaktuar tragjedinë e rëndë. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Leçes, ku pesë shqiptarët do të vuajnë dënimin në shtetin fqinj.