Rama takon ish udhëheqësin e UÇK-së: Liria ka emër

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të hënë ish-udhëheqësin e UÇK-së, Fatmir Limaj. Në Facebook, Rama ka publikuar një foto me Limajn, teksa shkruan: “Liria ka emër”.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur më shumë se njëherë mbështetjen e tij ndaj ish- drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rrëzojë raportin e Dick Martyt dhe që akuzat ndaj UÇK-së, për trafik të paligjshëm të organeve njerëzore, të shpallen të pabazuara.
Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në Strasburg më 12 tetor, nga ku e konsideroi ‘fake news’ raportin e Dick Martyt dhe “dështim të turpshëm të diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë”.
/rtsh.al/