E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri

Kryeministri, Edi Rama është takuar të premten me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ka pasur një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fund shkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Evropian të Rritjes.

“Me mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fund shkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Evropian të Rritjes”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›